ARRSH apel të fortë drejtuesve të makinave : Kujdes orët në vazhdim

0
23

“Bëni kujdes me qarkullimin në rrugë,orët në vijim do të jenë me reshje të dendura bore dhe mjegull në zona te tjera”.

Apeli bëhet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili informon se në orët e ardhshme parashikohen reshje dëbore në zonat malore, të cilat do të kenë intensitet mesatar. Në zona të caktuara mund të ketë mjegull për shkak të reshjeve të shiut.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes për shkak të lagështirës, sidomos gjatë orëve të para të mëngjesit dhe gjatë natës, si dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore”- njofton ARRSH.

Sipas tij, të gjithë kontraktorët e Autoritetit Rrugor Shqiptar janë në gatishmëri dhe po monitorojnë në vazhdimësi situatën për të mbajtur të hapura të gjitha akset.

 

Zjarr Tv Ad