Nga Petrit Vasili/
Asnje minute me shume ne Ballkanin e Hapur serborus antieuropian te Rames!
Raportuesja per Shqiperine ne Parlamentin Europian Isabel Santos e konsideron Ballkanin e Hapur nje nisme jashte rruges se integrimit.
Pra Europa eshte shume e qarte kunder Ballkanit te Hapur si nje nisme antieuropiane proserbe, anti Kosove dhe perçarese.
Ne 6 mars kerkova zyrtarisht daljen e menjehershme nga Ballkani i Hapur.
Amendamenti per daljen nga Ballkani i Hapur, te cilin une propozova u votua kunder nga Edi Rama dhe karikaturat parlamentare qe e rrethojne.
Edi Rama si serborus i kapur per fyti eshte kunder Europes sepse ai ka marre urdher nga shefat e tij lindore qecte pengoje me çdo kusht integrimin dhe te demtoje me sa te mundet Kosoven.
Tradhetia e Edi Rames eshte sheshit dhe ne driten e diellit.
Edi Rama duhet perballur sic perballet nje tradhetar….balle per balle dhe fort!!
Eshte koha ti rikthehemi Amendamentit dhe ta votojme daljen e menjehershme nga Ballkani i Hapur.
Ja teksti i Amendamentit per daljen e menjehershme nga Ballkani i Hapur rusoserb:
AMENDAMENT:
Duke vlerësuar më shumë shqetësim se:
-Serbia është vendosur qartë dhe publikisht kundër sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Europian dhe SHBA ndaj Rusisë si agresore ndaj Ukraines.
-Në Serbi janë mbajtur demostrime të gjera publike në mbështetje të agresionit të Rusisë në Ukrainë, po kështu edhe mjaft media janë vendosur në mbështetje të hapur të këtij agresioni.
-Ballkani i Hapur është provuar gjërësisht si një veprim politik dhe shtëtëror me pasoja tepër negative për interesat ekonomike të Shqipërisë dhe të individëve e veçanërisht të fermerëve shqiptarë.
-Ballkani i hapur ka pasur një qëndrim të hapur agresiv, te njëanshem dhe diskriminues ndaj Kosovës duke minuar proçesin e njohjes së saj dhe duke i shërbyer objektivit të Serbisë për mosnjohjen e pavarësisë dhe integritetit terrotorial të Kosovës.
-Ballkani i Hapur është demostruar qartë si një veprim politik dhe shtëtëror, që ka krijuar premisa për destabilizim dhe jo unifikim ndaj edhe nuk është mbeshtetur nga Kosova, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi.
-Ballkani i Hapur ka krijuar veprime politike të qëllimshme paralele , që kanë minuar në mënyrë tepër të rrezikshme proçesin e Integrimit në Bashkimin Europian, i cili përfaqëson njëherazi edhe garantuesin dhe mbështetësin më të madh politik dhe ekonomik të Ballkanit Perëndimor. Duke u shfokusuar dhe devijuar në këtë mënyrë veprimin nga prioriteti madhor dhe i patjetërsueshëm i Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, i është hapur rruga realizimit të interesave të përbashkëta, të njohura botërisht, serbo-ruse në Ballkan.
– Ballkani i hapur e vendos Shqipërinë në krahë të Serbisë, e cila është vendosur në mbështetje të agresionit rus në Ukrainë dhe kjo është e papranueshme dhe e patolerueshme për cdo shqiptar.
Kuvendi i kërkon Qeverisë shqiptare:
Daljen e menjëhershme të Shqipërisë nga Nisma e Ballkanit të Hapur.
Shfuqizimin e të gjitha marrëveshjeve, vendimeve të qeverisë dhe nismave ligjore të marra në kuadrin e Ballkanit te Hapur.
Ndalimin e çdo veprimtarie dhe instrumenti të ngritur në funksion dhe në zbatim të vendimeve dhe akteve, që lidhen me Ballkanin e Hapur.
Ti kërkohet Bashkimit Europian aplikimi i procedurave të përshpejtuara për hapjen e Negociatave për Anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian.”




