Thursday, April 23, 2026
Ballina Aktualitet Atentati me dy viktima në Panaja, Gledis Nano mbërrin në komisariatin e...

Atentati me dy viktima në Panaja, Gledis Nano mbërrin në komisariatin e Vlorës

0
296

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ndodhet këtë të premte në Vlorë.

Vizita e tij drejt këtij qyteti vjen pas atentatit me dy viktima të ndodhur paraditen e së enjtes në autostradën Vlorë-Fier, ku mbetën të vrarë Shpati Lena dhe Hakim Xhezo.

Nano, së bashku me Drejtorin e Hetimit të Përgjithshëm kanë qenë brenda në komisariatit dhe kanë dalë në lëvizje edhe nëpër qytet. Nano më pas do të kalojë në sitë komisariatin e Vlorës dhe policinë e qytetit. Në vijim priten më tepër detaje dhe informacione rreth vizitës së tij në qytetin bregdetar.

Zjarr Tv Ad