Autostrada Tiranë-Durrës u mbulua nga gruri, reagon policia dhe zbardh çfarë ndodhi: Dyshohet se…

0
689

Policia ka zbardhur detajet e aksidentit në autostradën Tiranë-Durrës që krijoi sot trafik. Bëhet e ditur se dyshohet se drejtuesi i kamionit ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Njoftimi:

Më datë 12.08.2022, rreth orës 14:05, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi A. A., duke drejtuar mjetin (kamion të ngarkuar me grurë), dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Zjarr Tv Ad