Saturday, August 8, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet “Nuk kam lekë për të blerë…”/ Aurela Gaçe bën deklaratën e papritur...

“Nuk kam lekë për të blerë…”/ Aurela Gaçe bën deklaratën e papritur dhe ‘thumbon’ keq kolegët e saj: Apo s’duhet ta thoja këtë?

0
137
Zjarr Televizion Adccccc

Këngëtarja Aurela Gaçe është konsideruar në tregun muzikor shqiptar si divë. Prej vitesh, ajo ka spikatur për të kënduarit ‘live’ dhe energjinë shpërthyese në skenë. Sakaq, këngët e saj kthehen menjëherë në hite.

Së fundmi, gjatë një interviste për “21 Media”, Aurela ka folur për klipin e saj dhe klikimet, duke mos kursyer as edhe një “thumb” për kolegët e saj.

“Pritet shumë mirë. Nuk i kam ato klikimet sepse nuk kam lekë që t’i hedh për të blerë ato klikime. Apo s’duhet ta thoja këtë? Lekët i hedh në performancë, në punë. Nuk kam nevojë t’i mbush mendjen askujt nëse jam e suksesshme ose jo sepse shumë mirë kudo që shkoj publiku më pret shumë mirë”, u shpreh këngëtarja.

Më tej, Aurela lajmëroi se së shpejti do të vijë me një album të ri, të cilin fansat e saj po e presin me shumë entuziazëm./sot.com

Zjarr Tv Ad