Friday, March 27, 2026
Ballina Aktualitet Balluku takime në Fier, Berisha thirrje qytetarëve: Gjuajeni me domate dhe vezë...

Balluku takime në Fier, Berisha thirrje qytetarëve: Gjuajeni me domate dhe vezë hajduten!

0
18

Ditën e djeshme, Belinda Balluku duke sfiduar drejtësinë u shfaq nga Fieri, si drejtuese politike e këtij qarku, duke ndezur motorët për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Për këto takime të Ballukut në Fier ka reaguar edhe kreu i PD-së, Sali Berisha.

Berisha u bëri thirrje qytetarëve të Fierit që ta gjuajnë me vezë dhe domate sa herë ta shikojnë.

“U bëj thirrje qytetarëve të Fierit në çdo hap që ta shohin ta gjuajnë me vezë dhe domate hajduten. Gjuajeni me vezë dhe domate se kjo është përgjigje që i bëni jo vetëm për dinjitetin tuaj, por për të gjithë shqiptarët”, deklaroi Berisha.

Po ashtu Berisha tha gjatë konferencës me gazetaret se Balluku po kërkon të blejë shtetësi në vende të tjera, përfshi Serbinë, ndërsa bëri thirrje që asnjë vend të mos pranojë kërkesën e saj.

“Ajo çka mund të informoj unë, të dhëna nga qytetarë digjitalë më pohojnë se Balluku, Lubia është në kërkim të blerjes së shtetësisë dhe pasaportave jo në një, por në disa vende. Përpjekjet e fundit të saj kanë qenë për të blerë pasaportë me investim në Serbi. Thuhet se ato përpjekje nuk janë kurorëzuar me sukses pas disa përpjekjeve që ajo bëri në vendet e Gjirit Persik. Pra, Lubi Balluku po përgatitet të blejë shtetësi për të shpëtuar në mënyrë përfundimtare përgjegjësisë para ligjit, pasi ajo ka vjedhur në Shqipëri dhe shpërdoruar miliarda e miliarda euro. Gjatë periudhës së saj, ajo ka administruar 12 miliardë euro. Më shumë se kushdo tjetër në historinë tonë kombëtare”, u shpreh Kreu i PD.

Zjarr Tv Ad