Banorët protestë për devijimin e Unazës: Qeveria ka ndryshuar gjurmën

0
94

Banorët e Kodrës së Priftit i janë rikthyer protestave kundër shembjes së shtëpive. Ata denoncojnë paligjshmërinë e projektit dhe devijimin e tij, ndërsa kërkojnë të merren vendime transparente dhe jo në dëm të qytetarëve.

Ndërsa denoncojnë paligjshmërinë e projektit, kërkesat e banorëve që preken nga devijimi i tij në Kodrën e Priftit, janë që të merren vendime transparente dhe jo në dëm të qytetarëve që jetojnë në këtë zonë prej vitesh.

Duke iu referuar projektit fillestar të Adil Çarçanit në 1989, banorët e kanë lënë bosh hapësirën ku kalonte gjurma e tij sipas të cilës shembeshin vetëm 7 objekte, por ndër vite projekti është devijuar vazhdimisht duke rrezikuar 40 shtëpi, që prej më shumë se 20 vitesh janë ndërtuar në këtë zonë. Pjesa më e madhe e tyre janë ende në proces legalizimi.

“Shpresojmë të ketë një reagim. Shpresoj se duhet që kryeministri të na e thotë në sy. Kemi bërë padi në gjykatë, do vazhdojmë me mjete të ligjshme. Nuk jemi huligan. Nuk ka ndonjë njoftim zyrtar kur do nis shembja. Nga data 1-8 është bërë evidentimi që preken nga gjurma e unazës. Per ne kjo nuk ështe zgjidhje. Ndertesat janë ndertuar në bazë të një gjurme ekzistuese. Projekti ka marrë devijim. Drejtori i ARRSH kembëngulte që ishte trajektorja ideale. Nuk është bërë konsultim me publikun. Ne do këmbëngulim për bashkëbisedim. Të na shohin në sy, siç bëjnë edhe në zgjedhje.  Po flasim me veten, po na ikën truri”– shprehen ata.

Burimi:Syri tv
Zjarr Tv Ad