Kryetari i PD, Lulzim Basha ka ngritur shqetësimin e emigracionit dhe kërkesave për azil. Duke publikuar një grafik, kreu i PD, thotë se Shqipëria renditet në vendin e parë për azil, duke ia kaluar edhe Sirisë, Afganistanit, Venezuelës dhe Irakut. Basha bën thirrje për reagim.
“Sa kohë ky njeri drejton Shqipërinë, aq kohë shqiptarët do zbrazin vendin e të parëve. Keqqeverisja e këtij KM që vret shpresat e qytetarëve, është arsyeja për këtë rekord botëror të zi në emigracion. Është koha për të reaguar. Zbrazja e Shqipërisë është akt tradhtie kombëtare!”, shkruan Basha.





