Basha në Kurbin: Vendosmëri e paparë për Shqipërinë europiane

0
11

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ndaluar sot në Kurbin, ndërsa ai ka publikuar edhe momentin e pritjes nga banorët e zonës.

Lideri demokrat e cilësoi një pritje të jashtëzakonshme, ndërsa tha se përballja  e opozitës me qeverinë nuk ka asnjë kthim pas në përmbushjen e vlerave europiane.

Teksa ftoi qytetarët në protestën e së dielës , kryedemokrati tha se është ndezur shpresa e shqiptarëve nga veriu në jug të vendit.

“Me një vendosmëri të paparë të njerëzve në betejën për Shqipërinë e vlerave evropiane dhe çlirimin e vendit nga një njeri që e ka marrë peng dhe që  mundohet  të diktojë me kërbaç, me dhunë në kundërshtim me ligjin dhe me kushtetutën, kjo është përgjigja që merr nga shqiptarët”-tha  Basha

Zjarr Tv Ad