Friday, July 31, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Baton Haxhiu flet hapur, tregon nëse Erion Veliaj po tenton të marrë...

Baton Haxhiu flet hapur, tregon nëse Erion Veliaj po tenton të marrë vendin e kryeministrit Rama

0
362
Zjarr Televizion Adccccc

Skandali i pagërrjedhjes nxori në pah rrogat marramendëse në shumë sektorë, veçmas te këshilltarët në Bashkinë e Tiranës. 216 mijë euro në vit iu kushtojnë taksapaguesve shqiptarë flota e këshilltarëve të Erion Veliajt, shifër kjo që është edhe më e lartë se e kryeministrit Edi Rama. Kjo situatë ngjalli reagime të shumta të qytetarëve dhe mediave vendore.

Baton Haxhiu tha se kryeministri Rama është në mandatin e tij të tretë dhe nuk e projekton kryetarin e Tiranës si konkurrencë të tij, dhe nuk është ai i cili po e godet atë.

Rama e projekton dhe nuk ka konkurrencë të vetën në historinë e tij politike të afërt. Rama nuk ka nevojë për grupacion se është ende shumë i fortë”, u shpreh Haxhiu duke shtuar se kur dikush është në pushtet që një kohë të gjatë, “goditjet janë të domosdoshme”, tha ai për Euro News Albania.

Zjarr Tv Ad