“Befason” kundërshtari i Shqipërisë, rikuperohet me birrë

0
22

Konsumimi i pijeve alkoolike nga ana e futbollistëve është e dëmshme për formën e tyre në fushë. Por, për mesfushorin e Cardiff City, Aron Gunnarsson, konsumimi i birrës është një alternativë për tu rikthyer në formë sa më shpejt.

30 vjeçari ka zgjedhur restorantin e SPA & Restaurant Bjorbodin në Islandë për të kryer këtë ritual, teksa gjatë momentit që bën banjo shijon edhe një krik me birrë. Sekreti i kësaj birre duket se është vendi i prodhimit. Ajo prodhohet në fshatin Arskogssandur dhe të ndihmon për të rikthyer forcat.

Ky ritual do e ndihmojë Gunnarsson që të jetë sa më në formë për debutimin me Al-Arabi, skuadra e tij e re për sezonin e ardhshëm. Kujtojmë që Gunnarsson ka mundësi për të zbritur në fushë edhe ndaj kombëtares shqiptare, në kuadër të kualifikueseve të Euro 2020.

 

 

Zjarr Tv Ad