Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka bërë sot kallëzimin në polici për vjedhjen e zyrës së punës së FRPD, ku thuhet se i kanë vjedhur të dhëna personale dhe pajisje.
Këlliçi ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shihet së bashku me vëllain e tij, Redin që është avokat, në dyert e komisariatit.
“Për cilindo që vë merak për ndjenjat e mia amerikane dhe që rreket të ngulë vend e pavend flamurin amerikan për kredenciale dhe mburojë politike, e përshëndes bashkë me tim vëlla Redin, shtetas amerikan dhe shqiptar njëkohësisht. Të dy kemi studiuar në SHBA, ndërsa Redi vijon të ushtrojë atje profesionin e avokatit.
Sapo depozituam një kallëzim shtesë në lidhje me vjedhjen e materialeve dhe pajisjeve në zyrën time të punës në FRPD, ku ndër të tjera janë vjedhur edhe të dhëna personale të Redit në pajisjet e mia elektronike.” shkruan Këlliçi në postimin e tij.




