Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump lidhur me George Sorosin dhe djalin e tij, duke i cilësuar ato si një “akt historik”.
Berisha ka ripërsëritur qëndrimet e tij kundër Sorosit dhe aktiviteteve të tij, duke kujtuar se disa vite më parë e kishte cilësuar atë si një figurë problematike dhe kishte kërkuar masa ligjore nga Senati dhe Kongresi amerikan, si dhe nga Parlamenti Europian.
Në deklaratën e tij për mediat, Berisha tha se Soros dhe i biri kanë qenë aktivë në projekte dhe investime ndërkombëtare dhe se ndikimi i tyre ka pasur impakt në vende të ndryshme, përfshirë Shqipërinë. Ai vuri në dukje se kishte kërkuar që veprimtaria e tyre jashtë SHBA-ve të monitorohej ligjërisht.
Berisha: Në një akt historik presidenti i SHBA, shpalli dje, akuzoi George Soros dhe djalin e tij ekstremist të majtë Alex Soros, si organizatë kriminale që kanë ushtruar veprimtari intenisve kundër rendit dhe sigurisë në SHBA. George Soros dhe i biri i tij janë sot mbështetje kryesore të ideologjisë marksiste leniniste dhe pas marksiste leniniste në SHBA dhe botë.
Unë ju rikujtoj se 8 vite më parë, kam shpallur George Soros një monstër të njerëzimit. I kam kërkuar senatit dhe kongresit të SHBA që të ndalojnë me ligj veprimtarin e tyre jashtë SHBA. Të njëjtën kërkesë i kam paraqitur edhe PE. Për Shqipërinë e kam konsideruar atë një armik të egër të demokracisë shqiptare. Unë kam kërkuar edhe shpalljen e tij non grata. Gjatë këtyre viteve ai ka përdoro politikën e tij monetare kundër demokracisë në Shqipëri, në mbështetje të një organizate kriminale që kryesohet nga Rama.
Soros dhe i biri pas Nju Jorkut, kryeqytetin e dytë më të rëndësishëm në botë kanë pasur Tiranën. Në Tiranë ata me investimet e tyre të pakufijshme financiare, me lobimet e tyre kriminale arritën të transformojnë rendin demokratik dhe kushtetutën e vendit.




