Berisha me detyrë të re te SPAL

0
9

 

 

Portieri i kombëtares shqiptare Etrit Berisha është entuziast për aventurën e tij të re me SPAL.

30-vjecari do të jetë titullar stabël në sezonin e ri të serie A dhe kjo ishte një ndër aryset kryesore që ai u largua nga Atalanta.

Megjithatë Berisha ruan kujtime interesante nga eksperienca me zikaltrit, teksa thotë se eksperiencën që ka fituar do ta vendos në shërbim të ekipit për të arritur objektivat e vendosur nga hierarkia.

“Ne futbollistët jemi mësuar të ndryshojmë skuadrat, tani janë ditët e para, por unë jam duke punuar mirë”, tha Berisha për Sky Sport, që më pas u ndal tek e kaluara me zikaltrit: “Në këto tre vjet tek Atalanta kemi bërë një punë të shkëlqyer dhe unë do marrë me vete kujtimet më të mira. Tani po përpiqem të jap më shumë dhe këtu ka një dëshirë të madhe për të punuar mirë. Kemi besim dhe mund të bëjmë një kampionat të mirë”.

I pyetur se ku ndryshon trajneri Semplici nga Gasperini, Berisha deklaroi: “Rregullat kanë ndryshuar këtë vit, aksioni mund të nisë nga ne. Portierët do të kenë një rol kryesor dhe trajneri jonë kërkon që të jetë portieri ai që nis aksionin”.

 

Zjarr Tv Ad