Thursday, April 23, 2026
Ballina Aktualitet Berisha me zyrë të re, Floriana Garo tregon se për çfarë do...

Berisha me zyrë të re, Floriana Garo tregon se për çfarë do të shërbejë ish zyra e Bashës deri në zgjedhjet e kryetarit të ri të PD

0
32

Zëdhënësja e komunikimit të Komisionit të Rithemelimit të PD, Floriana Garo me anë të një fotoje ka treguar se për çfarë do të shërbejë zyra e ush-kryetarit të PD, Lulzim Basha.

Ajo ka postuar një foto nga zyra që shihet totalisht ndryshe, me një tavolinë në mes dhe disa karrige, teksa shkruan se zyra e kryetarit do të shërbejë për mbledhjen e Komisionit të Rithemelimit, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të PD.

“Zyra e Kryetarit ne seli do te shërbejë si zyra e mbledhjeve te Komisionit te Rithemelimit deri ne zgjedhjen e kryetarit te Partise Demokratike” shkruan Garo në postimin e tij.

Kujtojmë që më herët u publikua një foto e ish-kryeministri Sali Berisha nga zyra e re në selinë e PD.

Garo shpërndau foto e Sali Berishës teksa qëndron i qeshur në zyrën e tij, teksa shkruante “Dr. Sali Berisha ne zyren e tij ne seline e Partise Demokratike”.

Zjarr Tv Ad