Betohen në Presidencë ministrat e rinj të qeverisë “Rama 4”

0
0

Ministrat e rinj të qeverisë “Rama 4” u betuan sot para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, duke marrë zyrtarisht postet. Ndryshimet në qeveri u miratuan një ditë më parë në Kuvend me votat e vetë socialistëve.

Cilat janë ndryshimet në qeveri?

Albana Koçiu emërohet zv/kryeministre (Zëvendëson Belinda Ballukun)

Ferit Hoxha emërohet ministër për Europën dhe Punët e Jashtme (Zëvendëson Elisa Spiropalin)

Toni Gogu emërohet ministër i Drejtësisë (zëvendëson Besfort Lamallarin)

Besfort Lamallari emërohet Ministër i Brendshëm (zëvendëson Albana Koçiun)

Ermal Nufi emërohet ministër i Mbrojtjes (zëvendëson Pirro Vengun)

Enea Karakaçi emërohet ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë (zëvendëson Belinda Ballukun)

Erjona Ismaili emërohet ministre Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin (zëvendëson Toni Gogun)

Kujtojmë se një ditë më parë, Kuvendi miratoi shkarkimet e ish-ministrave. Belinda Balluku u shkarkua me 85 vota pro nga posti i Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa Elisa Spiropali nga posti i Ministres për Europën dhe Punët e Jashtme me 83 vota pro. Dekreti për shkarkimin e Pirro Vengut si Ministër i Mbrojtjes u miratua me 81 vota.

Zjarr Tv Ad