Bie në pranga punonjësi i policsë dhe adoleshenti 16-vjeçar/ Merreshin me aktivitet të paligjshëm

0
16

Është arrestuar sot, një punonjës policie i Komisariatit Policisë Durrës në Gjirokastër, pasi u kap me një adolesent duke trasnportuar lëndë na*rkotike me furgon. Ata u kapën nga shërbimet e Policisë, që përdorën dronë dhe helikopterë dhe konstatuan se polici 23-vjeçar, me 16 vjecarin, i kanë prerë bimët na*rkotike para kohe.

Në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar mjeti furgon, bimët na*rkotike, a*rma e shërbimit të punonjësit të Policisë, si dhe 3 aparate celular.

Njoftimi i policisë: Vijon kontrolli i imtësishëm i territorit, si dhe operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve na*rkotike. Finalizohet me sukses, operacioni policor i koduar “Transportuesi”.

Operacion nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër, forca e posaçme “Shqiponjat” dhe Komisariati i Policisë Tepelenë. Kapen dhe vihen në pranga, një punonjës policie i Komisariatit të Policisë Durrës, si dhe një shtetas tjetër, të cilët transportonin bimë na*rkotike me furgon.

Në vijim të kontrollit të imtësishëm të territorit, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e na*rkotikëve, dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, strukturat e DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor “Transportuesi”, si rezultat i të cilit, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. K., 23 vjeç, punonjës policie, dhe K. H., 16 vjeç, banues në Vlorë.

Si pasojë e trysnisë së kontrollit, të imtësishëm të territorit nga shërbimet e Policisë, duke përdorur  dronë dhe helikopterë, shtetasit e përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme, i kanë prerë bimët na*rkotike para kohe.

Shërbimet e Policisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar punën dhe në aksin rrugor Dukaj-Salari, ku kanë konstatuar mjetin furgon me drejtues shtetasin A. K. dhe  pasagjer shtetasin K. H., duke transportuar bimët na*rkotike.

Në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar mjeti furgon, bimët narkotike, a*rma e shërbimit të punonjësit të Policisë, si  dhe 3 aparate celular.  Në bashkëpunim me Prokurorinë dhe SHÇBA-në, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Zjarr Tv Ad