Blendi Fevziu shkon te “Kardiologjia” e QSUT: Doktorët janë fantastikë, por kushtet të tmerrshme!

0
0

Gazetari Blendi Fevziu ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga ambientet e Shërbimit të Kardiologjisë në QSUT, duke u shprehur se kushtet atje janë të tmerrshme. Për mjekët, u shpreh se janë fantastikë, ama sipas tij kushtet nuk i zgjedhin ata.

“Jam të Kardiologjia, kisha një problem dhe erdha të vizitohem te një doktor. Doktorët janë fantastikë, por kushtet janë të tmerrshme”, shprehet gazetari.

Teksa ecën në korridor, bien në sy pllakat e hershme të godinës, ndoshta të para që janë vendosur qëkur është vënë në punë për herë të parë si shërbim; dyert duken të zverdhura e të vjetëruara, ndërsa i gjithë kati me 40 dhoma ka vetëm një tualet.

“Ka mbaruar Kardiologjia e re dhe nuk e hapin akoma që nga qershori se nuk kanë blerë akoma krevatët”, shprehet më tej gazetari, duke treguar se janë me qindra qytetarë çdo ditë që duhet të marrin shërbim në të tilla kushte.

Blendi Fevziu theksoi se nisur nga kushtet e hollit dhe ajo që duket përmes pamjeve që ai shpërndau, dhomat ku marrin shërbim pacientët, janë në gjendje edhe më të tmerrshme.

Zjarr Tv Ad