Zëdhënësi i presidentit Meta, Tedi Blushi ka reaguar sërish ditën e sotme në lidhje me tubimin e djeshëm në bulevard.
Blushi shkruan në facebook se tallja me reformën në drejtësi dhe ligjet anit-kushtetuese mblodhën shqiptarët.
Sipas Blushit, pritet që prokuroria të vepronte ndaj ministres së Drejtësisë, por ajo ajo u shfaq krenare si pjesë e RamaReformës.
Blushi: Tallja me Reformën në Drejtësi dhe bërja e ligjeve puçiste anti-kushtetuese pati meritë të madhe për të mbledhur kaq shumë shqiptarë kundër grushtit të shtetit, ku Ministrja e Drejtësisë, siç është provuar nga shkresat zyrtare, akuzohet për 4 vepra penale.
Ndërsa të gjithë prisnin që Prokuroria të vepronte ndaj saj, sot e shohin si pjesë të frontit të Ramaformës në konferencën e Prokurorisë duke qenë edhe krenare! Pandëshkueshmëria, Padrejtësia dhe Pafytyrësia kanë arritur majat! Herën tjetër do mblidhen shumë herë më shumë se dje, shqiptarë të ndershëm dhe me dinjitet, që s’mund të pranojnë këtë Kryemaskaradë! TURP! SHAME ON YOU!




