Tuesday, August 11, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet “Boll më”, Bujar Nishani ngre alarmin, tregon çfarë po ndodh në Tiranë

“Boll më”, Bujar Nishani ngre alarmin, tregon çfarë po ndodh në Tiranë

0
103
Zjarr Televizion Adccccc

Ish-presidenti dhe demokrati Bujar Nishani ka ngritur alarmin, teksa shkruan se Tiranën e kanë futur në kolaps total. “Torturë dhe poshtërim më të madh se sa mund t’i bëhet mbi një milion banorëve për interesat e babëzisë së korrupsionit nuk mund të kishte”, shkruan Nishani.

Postimi i Nishanit:

“Kryeqytetin e verdin, Tiranën e kanë futur në kolaps total.Torturë dhe poshtërim më të madh se sa mund t’i bëhet mbi një milion banorëve për interesat e babëzisë së korrupsionit nuk mund të kishte.

Asgjesimi i një qyteti nisur që prej vitit 2000 e shkatërruar përditë, papushim me moton ; “pas meje le të bëhet qameti”, sot po jua nxin jetën qytetarëve, çdo ditë, çdo orë, çdo minutë e çdo sekondë që cilido guxon të dalë nga shtëpia për punë, për hall a për nevojë.

Interesat e pista të një grupi pushtetarësh dhe tutorëve të tyre, janë kthyer në ankthin, stresin, sëmundjet, pisllëkun, kolapsin e një popullate të tërë, që jeton në këtë qytet, apo  të tjerëve që e aksesojnë atë çdo ditë për bisnes, arsim, shëndetësi.

Një grup të korruptuarish e korruptorësh që nuk kanë kurrfarë parimi, morali apo aftësie, kanë kapur për fyti shtetin, drejtësinë e opozitën për të dhunuar lehtësisht, pa kurrfarë pengese e frike qytetarin !

Të nxisim e të kërkojmë ringritjen e betejës së opozitës, rikthimin e vetë opozitës së vërtetë si mjet, për të rikthyer fuqinë e qytetarëve.
Boll Më ! ????????”shkruan Nishani.

Zjarr Tv Ad