Braho i prerë: Do ndiqen penalisht të gjithë zyrtarët që kanë abuzuar me detyrën! Askush nuk është i paprekshëm!

0
0

Kreu i SPAK Klodian Braho ka reaguar për raportin vjetor të 2025 të SPAK, që sipas tij është një tregues se institucioni ka shënuar progres në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Për ecurinë e punës së SPAK gjatë 2025, Braho ka falenderuar prokurorët e Prokurorisë së Posaçme dhe hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit , për punën e realizuar në bashkëpunim.

Ndërsa bëri me dije se po vijon puna intensivisht për hetimet dhe ndjekljet penale të të gjithë funksionarëve publikë që rezultojnë bashkëpunëtorë të krimit duke abuzuar me detyrën. Braho theksoi këtu se askush nuk do të dfalë mbi ligjin dhe të gjithë njerëzit janë të barabartë para tij.

“Ne po punojmë intensivisht për hetimin dhe ndjekjen penale të të gjithë atyre zyrtarëve që kanë abuzuar me detyrën. Një rol kryesor në arritjet e SPAK ka luajtur edhe forcimi i bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë për hetimin e çdo personi që ka kryer vepër penale, duke treguar se askush nuk është mbi ligjin dhe se të gjithë janë të barabartë para tij” tha Braho.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar publikoi ditën e djeshme Raportin Vjetor për vitin 2025, përmes së cilës u paraqiten zhvillimet dhe rezultatet kryesore në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

SPAK ka vijuar me vendosmëri hetimin e zyrtarëve të nivelit të lartë, duke regjistruar 6 procedime të reja dhe 16 persona nën hetim. Nga 30 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë nën hetim 18 persona janë dërguar në gjykatë me kërkesë për gjykim, ndërsa 10 prej tyre janë dënuar me vendim të formës së prerë.

Referuar raportit, gjatë 2025 volumi i hetimeve penale është rritur krahasuar me vitin 2024. SPAK njoftoi se janë kryer gjithsej 871 procedime penale, nga të cilat 294 raste të reja dhe 577 të mbartura nga viti 2024.

Ndërsa vlera e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara gjatë 2025 arrin në shifrën 45.4 milionë euro.

Fjala e Klodian Brahos: Të dhënat e Raportit të Vitit 2025 tregojnë se SPAK ka shënuar progres në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe për këtë vlerësoj punën e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme dhe hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Megjithatë, këto janë sfida që kërkojnë përpjekje të vazhdueshme.

Ne po punojmë intensivisht për hetimin dhe ndjekjen penale të të gjithë atyre zyrtarëve që kanë abuzuar me detyrën. Një rol kryesor në arritjet e SPAK ka luajtur edhe forcimi i bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë për hetimin e çdo personi që ka kryer vepër penale, duke treguar se askush nuk është mbi ligjin dhe se të gjithë janë të barabartë para tij.

Zjarr Tv Ad