Dy lojtarëve të superiores Dejvi Bregut dhe Behar Ramadanit i ka ardhur oferta nga skuadra greke Panahaiqi i Patrës. Sipas asaj që raportojnë mediat greke lojtarët kanë marrë oferta zyrtare. Fillimisht ata kanë refuzuar por bëhet e ditur se klubi grek ka rritur ofertën për të joshur futbollistët.
Bregu aktualisht ka firmosur një kontratë me Skënderbeun ndërsa Ramadani ka nënshkruar me Vllazninë ku 1 vit më përpara dy lojtarët i përkisnin të njëjtës skuadër, Luftëtarit. Panahaiqi është një skuadër që luan në kategorinë e dytë greke, ku disa vite më parë luante dhe ish-lojtari i kombëtares Altin Haxhi.
Një tjetër emër që është në rolin e zv. trajnerit të Patras, është Marko Jovanovic ku ka punuar më parë me skuadra të Kategorisë Superiore si Luftëtari , Partizani dhe Kukësi.




