Wednesday, August 12, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Çfarë po ndodh? Lulzim Basha thërret me urgjencë takim me kryetarët e...

Çfarë po ndodh? Lulzim Basha thërret me urgjencë takim me kryetarët e degëve të PD-së…

0
129
Zjarr Televizion Adccccc

Situata e krijuara në Partinë Demokratike, e ka vendosur kryetarin e saj, Lulzim Bashën në gjendje paniku.

Mësohet se ai ka thirrur në një takim ditën e sotme, të gjithë kryetarët e degëve të PD-së.

Në takim do jetë i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Basha u prit me protesta në selinë e PD-së dhe gjatë rrugës për në Kuvend.

Ndërkohë, seanca e djeshme u duk më shumë një farsë, pasi opozitës i rrodhën votat, kurse akti i grisjes së fletëve të votimit u lexua më shumë si një lojë mes Bashës dhe Ramës.

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar se do të bëjë gjithçka për të rikthyer sovranitetin e PD-së, pas vendimit personal të Bashës për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar demokrat.

Zjarr Tv Ad