Sunday, April 12, 2026
Ballina Aktualitet Çfarë po ndodh? Rama i drejtohet ashpër Gjykatës Kushtetuese: Uroj që të...

Çfarë po ndodh? Rama i drejtohet ashpër Gjykatës Kushtetuese: Uroj që të mos lajthisni!

0
105

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka reaguar pasi Shoqata e Ndërtueseve është ankuar në Gjykatën Kushtetuese me argumentin se po shemben pallate në mënyrë të padrejtë.
Më në shënim në “Twitter”,Rama thotë se ankuesit janë të lirë të shkojnë ku të duan, por theksoi se nisma e tij për të prishur pallatet që nuk janë konform ligjit do të vijojë.

Ai shkon më tej duke “ashpërsuar” gjuhën edhe ndaj Kushtetuese, të cilës i kërkon të mos lajthisë.

“Shoqata e Ndërtuesve qenka ankuar në Gjykatën Kushtetuese pse po goditen rëndë pallatet me shkelje të lejeve të ndërtimit!Le të shkojnë edhe në Hagë ose në hënë po të duan,po pallatet me shkelje do prishen ose do konfiskohen për interes publik prandaj uroj që GJK të mos lajthisë”,  shkruan ai.

Zjarr Tv Ad