Sokol Çikalleshi është bërë pjesë e skuadrës së Akhisarspor në kampionatin turk. Zyrtarizimi ka ardhur të mërkurën ku është konfirmuar nga të gjitha palët se sulmuesi i përfaqësueses shqiptare transferohej përfundimisht te klubi i Superligës turke për të cilin kishte luajtur edhe më parë një gjysmë sezoni.



