Sunday, August 2, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Cila mund të jetë arsyeja? Kryeministri grek Mitsotakis nuk vjen në Samitin...

Cila mund të jetë arsyeja? Kryeministri grek Mitsotakis nuk vjen në Samitin e Ukrainës në Tiranë

0
68
Zjarr Televizion Adccccc

Kryeministri grek Mitsotakis nuk bëhet pjesë e Samitit të Ukrainës që zhvillohet sot në Tiranë, për shkak të përkujtimores së aksidentit të Tempit.

Si sot një vit më parë në Greqi ndodhi një aksident i rëndë hekurudhor, ku nga përplasja e dy trenave vdiqën 57 pasagjerë, katër prej tyre ishin të rinj shqiptarë.

Një arsye tjetër e mospjesëmarrjes së kryeministrit grek në Tiranë është klima negative që ekziston në vend si dhe greva e përgjithshme që ka nisur sot në vend.

Ardhja e tij në Shqipëri ishte konfimruar, por situata në të cilën ndodhet nuk e ka bërë të mundur pjesëmarrjen e tij në Samit.

Ka qenë vetë Mitsotakis që i ka shkruar Ramës dhe i ka thënë se do kenë raste të tjera së shpejti për t’u takuar.

Zjarr Tv Ad