Çmenduri në Tiranë/ Vajzat bllokojnë rrugën në “Astir” për video në Tik-Tok, dalin nga makina dhe ia “plasin” kërcimit…

0
526

Ditën e djeshme, një ngjarje e pazakontë dhe e papërgjeshme nga ana e disa vajzave, është shënuar në Tiranë, ku kanë bllokuar rrugën që të zhvillojnë një video.

Katër vajzat kanë dalë nga mjeti i tyre, Mercedez Benz dhe kanë bllokuar rrugën tek Unaza e Re. Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme të publikuar nga “JOQ” ,vajzat kanë dalë nga makina dhe kanë nisur të kërcejnë, si duket ky do të jetë trendi i ri i “Tik-Tok-ut”.

Veprimi i vajzave ka krijuar trafik të madh, ndërsa në video dëgjohen edhe boritë e makinave, të cilët detyrohen të presin që vajzat të mbarojnë “qefin”, edhe pse në makinat që presin mund të ketë të sëmurë apo fëmijë të vegjël.

Kujtojmë që një gjest i tillë është bërë pak ditë më parë në autostradën e Laçit, ku dasmorët bllokuan rrugën dhe dolën dhe ia morën valles, ku policia i identifikoi dhe i gjobiti.

Mbetet për të parë, nëse do të gjobiten edhe vajzat.

Zjarr Tv Ad