Wednesday, August 12, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Çuçi pret në zyrë homologun nga Kosova, ja çfarë diskutuan ata gjatë...

Çuçi pret në zyrë homologun nga Kosova, ja çfarë diskutuan ata gjatë takimit

0
30
Zjarr Televizion Adccccc

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ditën e sotme ka pritur në zyrë homologun e tij kosovar, ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Përmes një postimi Çuçi bëri të ditur se gjatë takimit u diskutuan çështje të ndryshme të interesit të përbashkët, si funksionimi i marrëveshjeve kufitare mes dy vendeve, mundësia e rikategorizimit të pikës kufitare të Shishtavecit, si dhe risitë që sjell për shtetasit e Kosovës projektligji i ri për të huajt.

Gjithashtu u fol dhe për lehtësimin e mëtejshëm të lëvizjes së lirë të njerëzve, sidomos atyre që banojnë në brezin kufitar Shqipëri-Kosovë.

“Pata kënaqësinë të prisja sot në një takim zyrtar ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla, me të cilin diskutova disa çështje të interesit të përbashkët, si funksionimi i marrëveshjeve kufitare mes dy vendeve, mundësia e rikategorizimit të pikës kufitare të Shishtavecit, si dhe risitë që sjell për shtetasit e Kosovës projektligji i ri për të huajt. Po kështu folëm edhe për forcimin e kontrollit të kufijve dhe lehtësimin e mëtejshëm të lëvizjes së lirë të qytetarëve në të dy shtetet, e posaçërisht të atyre që banojnë në zonat e brezit kufitar. Me rëndësi është gjithashtu thellimi i bashkëpunimit policor në luftën kundër krimit të organizuar, kontrabandës dhe trafiqeve në të dyja anët e kufirit, si dhe koordinimi për çështje të tjera që lidhen me procesin e integrimit evropian të dy vendeve tona”, shkruan Çuçi.

Zjarr Tv Ad