Sunday, August 16, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina LAJME Dalin fotot, kjo është britanikja që humbi tragjikisht jetën në Sarandë, u...

Dalin fotot, kjo është britanikja që humbi tragjikisht jetën në Sarandë, u zhyt në thellësi për 10 minuta…

0
110

Rebecca Gannon është 29 vjeçarja e cila humbi jetën tragjikisht gjatë një ekspeditë zhytje në Sarandë pak ditë më parë.

Sot, mediet britanike kanë publikuar fotot e së resë që humbi jetën në moshë fare të re. Ajo kishte ardhur në qytetin bregdetar bashkë me të dashurin e saj, Robert Kerans.

Pas ngjarjes së ndodhur pasditen e së hënës në brigjet e Sarandës, në Shqipëri, Policia arrestoi pronarin e qendrës së zhytjes Spiranca, Saimir Kushova, 45 vjeç, i cili po hetohet për shkelje të rregullave të sigurisë dhe punësimin e një instruktore zhytjeje jo të kualifikuar, të quajtur Gerta Brozi.

I dashuri i saj tregoi: “Unë dhe Rebecca mbërritëm në qendër dhe plotësuam një formular. Ishim 12 veta dhe tre instruktorë. Gerta kontrolloi pajisjet, por dukej se nuk i kushtoi shumë vëmendje. E di që kishte një problem me rregullatorin e Rebekës, por Gerta tha se ishte zgjidhur. Ne hymë në ujë, por nuk e di nëse problemi u rregullua. Ne kishim hyrë mjaft thellë dhe një nga grupi kishte probleme me presionin dhe doli në sipërfaqe.Nuk mund ta shihja Rebekën kur isha në ujë pasi dukshmëria nuk ishte shumë e mirë. Duhet të kem qenë në ujë për rreth 25 minuta dhe kur dola në sipërfaqe pashë një varkë policie pranë nesh dhe atëherë kuptova se diçka e keqe kishte ndodhur”.

Kerans tha se Saimiri kishte parë se ajo ishte në telashe dhe u zhyt në përpjekje për ta shpëtuar, duke e nxjerrë në sipërfaqe.

“Ajo kishte qenë në ujë për dhjetë minuta dhe më pas u fut në vështirësi, kishte pasur një problem me një rregullator më parë, por ai ishte ndryshuar dhe funksiononte mirë”, tregoi Greta Brozi për Mail online.

Zjarr Tv Ad