Saturday, August 15, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Debat mes Bardhit dhe Bashës në fund të seancës, çfarë nuk u...

Debat mes Bardhit dhe Bashës në fund të seancës, çfarë nuk u pa në kamera: Shko more qesharak! Hipokrit

0
122

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është përplasur me kreun e kësaj force politike, Lulzim Bashën në fund të seancës parlamentare.

Debati dhe replikat mes tyre erdhën pasi Basha i mori postin e kreut të Grupit, me një ndryshim në statut gjatë Kuvendit Kombëtar të 2 shtatorit.

Pasi mbylljes së seancës, sipas gazetarit Osman Stafa, Lulzim Basha iu është drejtuar Gazment Bardhit duke i thënë që të mos bëjë sherr, por të marrë fjalën si kreu i grupit.

“Më prano një këshille, mos bëj sherr, por merr fjalën si kryetar grupi dhe kaq”, iu është drejtuar kryetari i PD-së.

Por Gazment Bardhi, është përgjigjur duke i thënë: “Shko more qesharak! Hipokrit”./balkanweb

Zjarr Tv Ad