Debati i dytë presidencial do të zhvillohet virtualisht, Trump e refuzon:”Nuk marr pjesë, nuk dua të humb kohë”

0
32

Komisioni për Debatet Presidenciale në SHBA vendosi ditën e enjte se debati i dytë presidencial ndërmjet Presidentit Donald Trump dhe rivalit të tij demokrat Joe Biden, i vendosur për javën tjetër do të zhvillohet virtualisht.

Debati i dytë ndërmjet kandidatëve rivalë do të mbahet të entjen e ardhshme.

Por, menjëherë pas këtij vendimi Presidenti Trump është shprehur se nuk do të marrë pjesë në debatin virtual me Joe Biden, pasi që Komisioni vendosi që debati të zhvillohet virtualisht për shkak të infektimit me Covid-19 të Trump.

“Unë nuk do të bëj një debat virtual. Nuk do të humb kohën për një debat virtual”, ka deklaruar Trump për mediat amerikane.

Presidenti u shpreh se nuk “do të ulet në një kompjuter” për të debatuar me Biden, duke e quajtur atë “qesharake”.

Kujtojmë se Trump është rikthyer në Shtëpinë e Bardhë, ndonëse nuk është kuruar ende nga koronavirusi. Ishte Biden ai që refuzoi përballjen në skenë me Trump, për shkak të infektimit.

Zjarr Tv Ad