Gazetari investigativ Artan Hoxha i quan deklaratat e kryeministrit Edi Rama drejtuar SPAK-ut për hetimin e Sali Berishës dhe Ilir Metës, si lëvizje taktike për të spostuar vëmendjen.
Hoxha tha se prokurorët e SPAK nuk lexojnë dhe nuk ndikohen nga lajmet. Por shtoi se nuk përjashtohet mundësia që Rama t’i paraprijë ndonjë arrestimi tjetër nga radhët e maxhorancës.
Pjesë nga deklarata e gazetarit Hoxha në AbcNews:
Presioni politik, është politik, nuk ka rëndësi e bën maxhoranca apo opozita. Reagimi i kryeministrit tërhoqi vëmendje, unë besoj se është një lëvizje taktike për spostim vëmendjeje. I duket sikur veprimet që ka bërë SPAK-u i kanë minuar pritshmërinë e publikut, me dy ministra dhe dy ish deputetë pas qelive të burgut. Nuk mundet më sot Rama të na tregojë ne se s’dinte gjë. Pse vete dhe zgjedh këta? Rama deri tani i ka dhënë vetes atributin se është ai që përpiqej për reformën në drejtësi. Se sa herë i thoshin çfarë ke bërë me 21 Janarin thoshte “ja sa të vijë reforma”. A kemi të bëjmë me çështje konkrete? Ai nuk kapi çështjen e inceneratorëve, por gjeti një çështje ku është i përfshirë presidenti, gjeti Dvoranin. Pse se Dvoranin e mbështet SHBA.
Vijmë te pjesa pse e bën Rama këtë. Pse kërkon balancim dhe i duket se SPAK po ha vetëm nga një krah. Opinioni publik kërkon hetim edhe të ministrave e kryeministrave të mëparshëm.
Rama është politikani i cili është përpjekur t’i çojë publikut mesazhin që nuk ndërhyn në drejtësi.
Diçka po ndodh, nëse i paraprin, unë e heq këtë pjesën. Uroj që te vala e tretë e inceneratorit të shkojë dhe më tej. Prokurorët e SPAK-ut nuk kanë kohë të lexojnë lajme. Ata janë me eskortë…




