Deputeti Bledion Nallbati paraqitet në SPAK

0
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Në fjalën e tij para gazetarëve pasi doli nga Prokuroria e Posaçme, Nallbati u shpreh se u thirr si person në dijeni.

“U thirra për konfliktin e stisur në fushatë nga Niko Peleshi dhe çerrat e tij për të cënuar imazhin tim dhe procesin zgjedhor. U thirra si person në dijeni”, u shpreh ai.

Kujtojmë se Nallbanti dhe vëllai i tij Alti Nallbati, i njohur si “Duçja”, janë përfshirë më maj në një konflikt me një drejtues kamioni.

Në deklarimet e dhëna në prokurori, deputeti së bashku me vëllanë janë shprehur se kamioni ka qenë me shpejtësi dhe mund t’i kishte goditur nga mbrapa.

Zjarr Tv Ad