Dhuna e ushtuar ndaj mjekut në Durrës, Manastirliu: Dënim maksimal për agresorët

0
9

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dënduar dhunën e ushtruar ndaj mjekut të urgjencës në spitalin e Durrësit. Në një postim në “Facebook”, Manastirliu u kërkon autoriteteve që të japing dënimin maksimal që jep ligji për autorët e sulmit. Manastirliu, thekson gjithashtu se ajo është mëse e vendosur për zbatimin e urdhërit të ri për regjimet në spitale.

“Dënoj me forcë agresionin e dhunshëm ndaj mjekut në urgjencën e spitalit të Durrësit. Autorët e sulmit barbar të marrin dënimin maksimal që jep ligji. Të vendosur në zbatimin e Urdhërit për regjimin e ri në spitale. Asnjë familjar në shërbimin e urgjencës dhe respektim i orareve të vizitave në çdo spital! #FundDhunësNdajBluzaveTëBardha”

Ditën e shtunë një mjek i urgjencës së Durrësit u goditë me tullë në kokë nga familjarët e një pacienti.

 

 

Zjarr Tv Ad