Digjet shtëpia nga një bombol gazi, bashkia ende nuk i jep zgjidhje

0
57

Gjithçka që kishte kjo shtëpi e ndërtuar para 80 viteve u shkrumbua në pak minuta. Ishte ora 7 e mëngjesit e datës 11 Mars kur banesa e Kristaq Aleksiut në rrugën e Dibrës u dogj nga një pakujdesi e një bombole gazi. Një pakujdeqësi dhe u dogj gjithë shtëpia.Aleko, vëllai i Kristaqit tregon se në aty jetonte vetëm Kristaqi i cili mori fraktuara gjatë zjarrit.“Ai jetonte vetëm, ka marrë djegie në trup. Komshiu lajmëroi zjarrfikësen, por flaka kishte mbërritur në qiell.”-shprehet aiMes lotësh shprehet se shtëpinë e kishte te shenjtë pasi aty u rrit dhe ndërtoi ëndrrat e tij.

“Këtu jemi lindur, e kam dobësi këtë shtëpi.”Aleko tregon se që pas djegies së shtëpisë i vëllai nuk ka ku të jetojë.I është drejtuar njësisë bashkiake nr. 9 dhe bashkisë së Tiranës, por deri më tani nuk i ka dhënë zgjidhje problemit të tij.“Kërkuam nga shteti që të paktën të na jepte një leje ndërtimi se është i vetëm, jeton me 100 mijë pension. Minibashkia na tha drejtohuni te bashkia, pasi kjo është e pabanuar.”Ndaj, apeli i tij shkon për shtetin që ta ndihmojë të rindërtojë shtëpinë.

Zjarr Tv Ad