Friday, April 24, 2026
Ballina Aktualitet Disa punonjëse të një fabrike përfundojnë në spital me shenja helmimi, policia...

Disa punonjëse të një fabrike përfundojnë në spital me shenja helmimi, policia jep detajet e para

0
30

Pesë punonjëse të një fabrike në autostradën Durrës-Tiranë kanë përfunduar në Urgjencë me simptoma helmimi këtë të hënë.

Korespondenti i Panorama bën me dije se dyshohet që punonjëset e fabrikës të jenë helmuar si pasojë e lëndëve të përdorura gjatë punës.

Gjendja e tyre shëndetësore është stabilizuar dhe ndodhen të shtruara në spital, thanë burimet për Panorama.Mësohet se punonjëset kanë shfaqur simptoma si gjendje të fikti e vjellje.

Policia ka nisur hetimet mbi shkakun e helmimit.

Durrës/Informacion paraprak

Mesditën e sotme janë paraqitur në spitalin e Durrësit, shtetaset O. A., 41 vjeçe, A. R., 26 vjeçe, M. Xh., 30 vjeçe, A. Gj., 35 vjeçe dhe J. K., 38 vjeçe, të cilat dyshohet se janë helmuar në ambientet e punës, në një firmë në autostradën Durrës-Tiranë. Aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad