Ditan Leli merr çelësat e Teatrit dhe ikën në Itali, këshilltarët e Vlorës nxjerrin karriget dhe kuvendojnë në oborr…

0
595

Teatri në Vlorë vazhdon. Kryebashkiaku Dritan Leli, refuzon të përballet në një mbledhje me prani fizike me këshilltarët bashkiakë dhe nuk hap Teatrin “Petro Marko”, për t’u takuar me ta. Kryebashkiaku Leli, ditën e sotme, është nisur për në Itali, ndërkohë që këshilltarët kishin caktuar takim me të.

Prej ditësh, kryebashkiaku refuzon të përballet me anëtarët e Këshillit, që duan t’i bëjnë gjyqin për punët e lëna pas dore në Vlorë, ndërsa kërkon që të diskutojnë online pasi rregullat e pandemisë nuk lejojnë grumbullimet.

Këshilltarët një javë më pare, caktuan datën 30 Qershor për t’u ballafaqur me kryetarin Dritan Leli. Mirëpo, ky i fundit pak pas vendimit të anëtarëve të Këshillit, lajmëroi se ai kishte vendosur që mbledhja të mbahej online në datën 29 Qershor. Mbledhja e thirrur nga Dritan Leli dje dështoi, pasi asnjë këshilltarë nuk mori pjesë.

Ndërkohë sot, Këshilltarët Bashkiakë janë mbledhur para Teatrit “Petro Marko” dhe po “kuvendojnë”. Nga ana tjetër, kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli, “ka marrë çelësat” e Teatrit dhe ndodhet në Itali.

Zjarr Tv Ad