Saturday, July 25, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Vendi “Do mbetesh maratonomaku shqiptar”, Presidenti Meta kujton me dhímbje Bacën Adem Demaçin

“Do mbetesh maratonomaku shqiptar”, Presidenti Meta kujton me dhímbje Bacën Adem Demaçin

0
47
Zjarr Televizion Adccccc

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar Baca Adem Demaçin me një shkrim në Facebook ku e cilëson si hero të pashembullt për liri dhe dinjitet kombëtar. Meta nuk harron të tregojë se është model kombëtar i skalitur në historinë tonë dhe të lùftës për pavarësinë e Kosovës.Baca Adem Demaçi ia doli të përballojë vitet e bùrgut si i bùrgosur politik për çështjen kombëtare, Kosovën e lirë, të pavarur.

Shkrimi i plotë: Nuk do t’i gjej kurrë fjalët e duhura për të shprehur dhímbjen e thellë që la pas ikja jote në përjetësi dy vite më parë, Baca Adem Demaçi, emblema e qëndresës shqiptare, Heroi ynë i pashembullt për liri dhe dinjitet kombëtar e njerëzor.Sot ne përulemi me respekt e mirënjohje të thellë para kujtimit të jetës dhe veprës tënde të lavdishme e frymëzuese për të gjitha gjeneratat e shqiptarëve, si një model kombëtar i skalitur në historinë tonë dhe të lùftës për pavarësinë e Kosovës.Do të mbetesh maratonomaku shqiptar i palodhur i lirisë, ‘Mandela i Europës’ dhe ‘Saharovi’ ynë me më shumë vite bùrg të vuajtura në ish-Jugosllavi si i burgosur politik, që i’a dole të përballosh e t’i sfidosh me fisnikëri e mençuri sakrificat pambarim për çështjen kombëtare, Kosovën e lirë, të pavarur, sovrane e të njohur ndërkombëtarisht me kufijtë e saj.Mirënjohje të thellë për gjithçka na le trashëgimi dhe amanet Baca Adem! Përqafime të ngrohta e vëllazërore për familjen shumë të dashur Demaçi!

Zjarr Tv Ad