Do qeshni me lot/ Njësoj si Klosi edhe Safet Gjici luan rolin e epidemiologut

0
25

Kreu i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici i shtohet listët së eskpertëve të Rilindjes, që kanë këputur mufka sa i takon Covid-19, ku ka shkuar pranë një familje duke i takuar me grusht, e pastaj pa maskë duke u dhënë dorën.

Teksa ka qenë dje pranë disa të moshuarve në Kukës, Gjici ka tentuar që të bëjë rolin e ekspertit, por mund të themi që ka dështuar me sukses.

Në momentin që ishte në banesën e familjes së Emri Nërgutit, Gjici u pa me një maskë të vogël në fytyrë, ndërsa u përshëndet me grusht me të moshuarit, duke mos shtrënguar duart, ndërsa në dalje u dha atyre dorën.

Pas rehatimit në banesë, kryebashkiaku nisi të jepte dhe disa këshilla praktike për të moshuarit. Ndër këshillat e Gjicit ishin; mbajtja e maskës dhe refuzimi për të shtrenguar duart, që sipas tij është një zakon i vështirë për t’u eleminuar nga ana e shqiptarëve.

“Duhet të ruheni shumë nga ky virus, se me thënë të drejtën virusi është vdekjeprurës. Mirë që i mbani maskat. Ne shqiptarët, e kemi zakon të japim dorën, por nuk duhet ta jepni dorën”, deklaroi Gjici, në filmimet me skenar të bashkisë.

Por këshilla e kryebashkiakut, zgjati vetëm 2 minuta. Pasi doli nga familja, Gjici hoqi maskën dhe u shtrëngoi duart çiftit të moshuar, duke hedhur në kosh këshillat që dha vetë.

Zjarr Tv Ad