Monday, April 20, 2026
Ballina Aktualitet “Do të doja të bëja më shumë për ju dhe popullin tuaj”,...

“Do të doja të bëja më shumë për ju dhe popullin tuaj”, kryeministri Rama reagon pas telefonatës me Zelensky-n: I shpreha presidentit ukrainas…

0
61

Kryeministri Edi Rama ka reaguar disa minuta pas presidentit ukrainas për telefonatën që pati me të. Rama thotë se Volodymyr Zelensky e ka falenderuar për gjithçka që Shqipëria po bën në këto ditë tragjike për popullin e tij dhe për rezolutën në Këshillin e Sigurimit.

“Sot pata një telefonatë nga Presidenti Zelensky, i cili më falenderoi për gjithçka Shqipëria po bën në këto ditë tragjike për popullin e tij, për Europën e për mbarë botën, duke nisur nga roli ynë si bashkëpenëmbajtës me SHBA në Këshillin e Sigurimit, tek ndihmat e dhëna për ushtrinë ukrainase, si edhe angazhimi intensiv në kanalet diplomatike me partnerë të rëndësishëm, në mbështetje të Ukrainës.

I shpreha presidentit ukrainas të gjithë admirimin dhe solidaritetin e popullit shqiptar në Shqipëri e në Kosovë, me të dhe rezistencën ukrainase, si edhe vullnetin e plotë për të bërë gjithçka mundemi në përmasën tonë të vogël, që Ukraina të triumfojë në luftën e saj liridashëse”, shkruan Rama.

Zjarr Tv Ad