Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me qytetarët në Gjirokastër, i shoqëruar nga kryebashkiaku F;amur Golemi dhe ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro.
Në këtë takim nuk munguan batuat e Ramës, i cili në një moment “kritikoi” Golemin pse e quajti kryeplakë një zonjë që ndodhej aty.
“Më vjen keq që Flamuri tha kryeplakja.Këta doktorët kanë disa defekte që nuk rregullohen asnjëherë, megjithatë këtë e kemi te doktorët e mirë dhe zonjë i shpreh të gjithë konsideratat që duhet t’i rrisin më shumë pagën e punonjësve për të mos i humbur punonjësit dhe të mos humbin atë kapital. Jam i bindur se ju e keni në konsideratë këtë gjë. Ne do të bëjmë çmos për të rritur pagën minimale”, u shpreh Rama.




