E premte, Korrik 17, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet “Doktorët kanë disa defekte që s’rregullohen”, Rama batuta me qytetarët në Gjirokastër

“Doktorët kanë disa defekte që s’rregullohen”, Rama batuta me qytetarët në Gjirokastër

0
67
Zjarr Televizion Adccccc

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me qytetarët në Gjirokastër, i shoqëruar nga kryebashkiaku F;amur Golemi dhe ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro.

Në këtë takim nuk munguan batuat e Ramës, i cili në një moment “kritikoi” Golemin pse e quajti kryeplakë një zonjë që ndodhej aty.

“Më vjen keq që Flamuri tha kryeplakja.Këta doktorët kanë disa defekte që nuk rregullohen asnjëherë, megjithatë këtë e kemi te doktorët e mirë dhe zonjë i shpreh të gjithë konsideratat që duhet t’i rrisin më shumë pagën e punonjësve për të mos i humbur punonjësit dhe të mos humbin atë kapital. Jam i bindur se ju e keni në konsideratë këtë gjë. Ne do të bëjmë çmos për të rritur pagën minimale”, u shpreh Rama.

Zjarr Tv Ad