E enjte, Shtator 10, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Protestë para Bashkisë së Durrësit, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit TID

Protestë para Bashkisë së Durrësit, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit TID

0
20

Banorët e zonës së përfshirë në projektin TID janë paraqitur pranë Bashkisë së Durrësit, ku kanë adresuar një sërë kërkesash lidhur me projektin.

Kërkesa kryesore e banorëve është anulimi i projektit, me argumentin se ai është shfuqizuar përmes një Vendimi të Këshillit të Ministrave (VKM) të miratuar në korrik 2026.

Banorët kërkojnë që Bashkia të marrë në konsideratë vendimin e ri dhe të ndërpresë vijimin e projektit, duke kundërshtuar çdo hap të mëtejshëm në lidhje me zbatimin e tij.

Çfarë është projekti TID dhe pse po kundërshtohet?

Projekti TID parashikon transformimin e qendrës historike të Durrësit, përfshirë edhe bulevardin “Epidamn”, një nga zonat më të vjetra dhe më të frekuentuara të qytetit.

Projekt ka ngritur shqetësime të forta, pasi parashikon prishjen e dhjetra banesave dhe bizneseve private. Rreth 74 familje preken drejtpërdrejt nga shpronësimet, ndërsa banorët pretendojnë se dëmshpërblimet janë shumë më të ulëta se çmimi i tregut, çka sipas tyre i lë pa mundësi për të blerë një banesë tjetër.

Projekti përfshin edhe ndërhyrje në zona të rëndësishme historike si amfiteatri, muret bizantine dhe zona pranë Torrës Veneciane.

Zjarr Tv Ad