Saturday, April 11, 2026
Ballina Aktualitet Drejt një otomanizmi të ri? “Gjuha turke futet në shkollat shqipe”, miratohet...

Drejt një otomanizmi të ri? “Gjuha turke futet në shkollat shqipe”, miratohet në fletroren zyrtare marrëveshja me Turqinë në fushën e Arsimit

0
1071

Marrëveshja e arritur ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë, për  bashkëpunimin në fushën e arsimit është botuar në fletoren zyrtare më datë 2 mars. Një marrëveshje e cila i tejkalon kufijtë e bashkëpunimit pasi parashikon rishikimin e teksteve shkollore.

Ajo që bie në sy nga marrëveshja e arritur është futja e gjuhës turke në shkollat shqipe si lëndë e një gjuhe të huaj me zgjedhje të lirë, me qëllim një program pilot në gjuhën turke.

Në nenin 2 pika 9, parashikohet shkëmbimi i përvojave në hartimin dhe përmirësimin e materialeve arsimore të përdorura në të dy vendet. Termi “përmirësim” i materialeve arsimore është mjaft i gjerë dhe evaziv.

Zjarr Tv Ad