Agron Hysenlliu me profesion arkitekt, me eksperienca ne administraten publike por dhe ne sektorin privat sot vjen si kreu i Institutit të Ndërtimit dhe inspekton banesat e dëmtuara nga tërmeti. Por e kaluara e Hysenlliut nuk duket dhe aq e bardhë nga faktet.
Sipas dosjes së skeduar nga SHISH dhe sektori i anti-krimit ekonomik financiar, hartuar me referencë burimore, denoncimet e shumta, në lidhje me sektorin e ndërtimit, në shumë abuzime investimesh private e shtetërore, del emri “Agron Hysenlliu”, si arkitekt, mbikëqyrës punimesh, supervizor, kostoist, devijues, cënues e suprimues projektesh, eskpert, konsulent, këshilltarë e vlerësues risqesh në punët publike, sidomos ura, rrugë, shkolla, banesa sociale, diga, landfille, ujëmbledhës e ndërtesa të larta.
Gjithashtu Agron Hysenlliu ka prezantuar në vitin 2018 së bashku me kryebashkiakun Veliaj, disa analizave studimore sa i takon gjendjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Ai thotë se në kushtet aktuale Teatri Kombëtar rrezikon që të kthehet në një rrezik potencial për artistët, dhe po ashtu edhe qytetarët. Sipas Hysenlliut, godina e Teatrit është e rrezikshme, dhe sipas tij duhet të pezullohet aktiviteti. Sa i takon mundësisë për restaurimin, ai tha se kostoja në këtë rast do të ishte shumë herë më e lartë se ajo e ndërtimit.
Sa për kujtesë, drejtor Agron Hysenlliu, është babai i Mario Hysenlliut, padagog në Fakultetin e Ndërtimit, i cili, gjatë protestës studentore, paraqtiej si “student drejtues greve” dhe sulmonte me pyetje Edi Ramën, por që realisht, është drejtues forumesh rinore në PS dhe i dypunësuar Bashkinë-Tiranë.




