Monday, April 27, 2026
Ballina LAJME “Duan apo s’duan, Basha është kryetari”, Grida Duma me fjalim të fortë...

“Duan apo s’duan, Basha është kryetari”, Grida Duma me fjalim të fortë në Kuvendin e PD: Mbështetja ime për Berishën ka marrë fund

0
93

Deputetja Grida Duma ka mbajtur një fjalim të fortë në Kuvendin e PD, ku tha se të gjithë demokratët duhet të ishin sot në këtë Kuvend dhe jo në mitingun e Sali Berishës që ishte për interesa personale.

Ajo tha se do apo nuk do Berisha, Basha është dhe do të jetë kryetari i PD dhe se Kuvendi i PD i 11 dhjetorit është nul.

Duma ndër të tjera pati edhe kritika për PD, teksa tha se tani mision i saj duket të jetë kthimi i demokratëve.

“Unë dhe ju jemi sot këtu sepse këtë duhet të jetë cdo demokrat i vërtet që e di misionin e PD. Unë nuk mund të isha kurrsesi në një miting të interesit personal të Sali Berishës. Ndjej keqardhje për damkosjen e tij, por demokratë unë nuk jam këtu për tu bërë maska anti-zhgënjim e Lulzim Bashës, ishin pasojat e gabimeve tona dhe kryetarët që i cuan demokratët në atë miting të 11 dhjetorit.

Nuk jemi këtu për të kontestuar legjitimitetin e kryetarit dhe as për t’i kërkuar dorëheqjen. Ndoshta duhet ta kishte konsideruar atëherë kur Sali Berisha nuk ia kërkoi. Ia dhamë votën pa i thënë asnjë fjalë, edhe kur nuk i fituam zgjedhjet. Kështu kemi gabuar që nga viti 2013, prandaj ky absurd erdhi në këtë pikë, kur Lulzim Basha doli humbësi i vetëm.

Në këtë sherr brenda familjes sonë ke një avantazh të madh, sepse ti je më i pafajshmi në këtë mes dhe pikërisht Berisha është fajtori më i madh. PD nuk e ndihmon dot Berishën sepse ai s’ka më asgjë për të humbur por PD s’mund të humbasë çdo gjë për të ngushëlluar egon e pakufijshme të tij.

Zjarr Tv Ad