Së fundmi, ka dalë në opinion një skandal për dyshime mbi falsifikimin e medikamentit Takipirin. Megjithatë, deri tani, nuk ka pasur një reagim zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë.
Drejtori i Departamentit të Shëndetësisë në PD, dr. Ilir Alimehmeti, i ftuar në programin “MCN Live”, theksoi se monitorimi i barnave në Shqipëri ka munguar prej vitesh dhe abuzime të tilla janë të pranishme që nga viti 2015.
Ai pohoi se, për shkak të mungesës së kontrollit, shumë kompani kanë gjetur mundësi për të futur barna të falsifikuara në treg.
Populli jonë thotë ‘ku gjen, sheh bën përshesh’. Në vitin 2014, shteti shqiptar miratoi një ligj që hoqi certifikimin e barnave që kishte deri atëherë, nga barnat e origjinës e deri te certifikimi dhe kontrolli i produkteve. Ne, që nuk jemi në nivelin evropian të kontrollit të barnave, pranuam që barnat që kalonin për në shtetet e tjera ishin të pranueshme për tregun tonë.
Kështu shumë kompani gjetën mundësi që të sillnin barna që nuk ishin të certifikuara.
Si pasojë e kësaj, shumë medikamente, përfshirë edhe medikamentin Totestoril në vitin 2015, kanë hyrë në tregun shqiptar pa kontrollin e nevojshëm shtetëror.
Për dr. Alimehmetin, siguria medikamentoze në Shqipëri është “zero”, pasi nuk ekziston asnjë organ shtetëror që të vërtetojë cilësinë e barnave përmes analizave dhe testimeve të nevojshme.
Ky është një fenomen i vazhdueshëm dhe që ndikon në sigurinë shëndetësore të qytetarëve.
Çfarë ka bërë shteti për të parandaluar këtë? Asgjë! Kjo është arsyeja pse ne nuk kemi siguri shëndetësore. Të gjitha mekanizmat që duhet të sigurojnë cilësinë e barnave janë të munguar.
Një shembull tjetër është paracetamoli, i cili përdoret si përbërës aktiv në shumë barna, duke përfshirë Takipirinin.
“A është ky paracetamol i vërtetë? A po e ndihmon pacientin? Kjo është ajo që më shqetëson.
Por, tani mua më intereson ajo principi aktiv a është princip aktiv i vërtet apo jo, pra pacienti a është duke marrë trajnimin dhe po i bën efekt apo jo.
Nuk është çështje vetëm parash. Nëse një ilaç kushton më shumë ose më pak, kjo është çështje tjetër, por siguria shëndetësore duhet të jetë prioritare. Çdo pacient ka të drejtën të marrë trajtimin që i bën efekt dhe që nuk e përkeqëson gjendjen.
Ka gjithashtu barnat më të rënda që shpëtojnë jetë, si ato për kimioterapi dhe antibiotikë, duke theksuar nevojën për një mbikëqyrje të fortë shtetërore dhe siguri më të madhe për to.
Për këto barna nuk kemi certifikim të duhur. Ky është një problem shumë më i madh dhe ka ndikim direkt në jetën e qytetarëve.




