E ngarkuar me mobilje, merr flakë kamionçina në aksin Lushnjë-Fier

0
56

Një makinë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lushnjë-Fier.

Dyshohet se si pasojë e një defekti në automjet, ka marrë flakë gjatë lëvizjes, automjeti tip kamion, me drejtues shtetasin S. M., banues në Elbasan. Mjeti ka qenë i ngarkuar me mobilje.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 06:25, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, dyshohet se si pasojë e një defekti në automjet, ka marrë flakë gjatë lëvizjes, automjeti tip kamion, me drejtues shtetasin S. M., banues në Elbasan.

Nuk ka dëme në njerëz.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit” njofton policia.

Zjarr Tv Ad