Thursday, August 6, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Edi dhe Linda Rama takohen në Nju Jork me Presidentin Biden dhe...

Edi dhe Linda Rama takohen në Nju Jork me Presidentin Biden dhe Zonjën e Parë të Amerikës

0
56
Zjarr Televizion Adccccc

Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda, janë takuar në Shtete e Bashkuara të Amerikës me presidentin Joe Biden dhe Zonjën e Parë, Jill Biden. Kreu i qeverisë shqiptare merr pjesë në sesionin e 77 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB.

“Foto e ditës” shkruan Edi Rama, teksa ndan pamjet krah presidentit Joe Biden dhe bashkëshortes së tij, i shoqëruar nga Linda Rama.

Në takimin që zhvilloi dje me krerë të shteteve dhe qeverive në Nju Jork, Harvard Club, Rama foli për sulmet e shumëfishta ndaj Shqipërisë, ku informoi se së fundmi sistemet digjitale të qeverisë shqiptare u sulmuan nga Republika Islamike e Iranit.

Ky përfundim u arrit pas një ekspertize të detajuar të skuadrës Microsoft dhe skuadrës së agjencive të specializuara amerikane. Kryeministri u shpjegoi homologëve të tij, se për këtë arsye u ndërprenë në mënyrë të menjëhershme marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

Zjarr Tv Ad