Duket se të vërtetat që kryeministri Ramush Haradinaj tha për qëndrimet e Edi Ramës në samitin e Berlinit, po bëjnë që inati i këtij të fundit të kalojë edhe në “hakmarrje” harbute. Sipas mediave të Kosovës, kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama nuk mori sot pjesë në përurimin e autostradës “Arbën Xhaferi” në Kosovë, edhe pse ishte i ftuar.
Këto media shkruajnë se Rama ka një marrë ftesë nga vetë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, për të marrë pjesë në këtë ceremoni shtetërore. Sipas informacioneve të “Indeksonline” Rama mungoi në ceremoninë e këtij përurim të madh për Kosovën dhe deri më tani, nuk ka dhënë ndonjë arsye të mospjesëmarrjes. Në ceremoni morën pjesë kryeministrat dhe presidentët e dy vendeve Kosovë, Maqedoni, përfaqësues të Departamentit të Shtetit si dhe ambasadorët e vendeve kryesore.
Raportet mes kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe atij të Shqipërisë kohët e fundit janë ftohur, për shkak të qëndrimeve që ka pasur Rama rreth çështjes së kufijve të Kosovës dhe veçanërisht pas Samitit të Berlinit.




